Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 37-vjeçare, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shpullë vjehrrën e saj 64-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, materialet u referuan për shtetasen L. C., banuese në Vlorë, për veprën penale të dhunës në familje, pas dyshimeve se ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj.