Presidenti Bajram Begaj ka nisur këtë të mërkurë konsultimet për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
I pari që ka vizituar Presidentin ishte Dashamir Shehi, së bashku me Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe Vangjel Dulen.
Të katër liderët e partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ, kanë nisur takimin me Begajn në Presidencë që nga ora 10:00.
Ndërkohë, përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë ftuar nga Presidenti për të zhvilluar konsultime të tjera ditën e hënë.
Në këtë fazë, pritshmëritë janë që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 4 ose 11 maj të vitit 2025.