Skip to content
Politikë

Opozita mbyll protestën kundër buxhetit 2025

· 1 min lexim

Protesta e organizuar nga opozita përpara Parlamentit, kundër miratimit të buxhetit për vitin 2025, përfundoi pas rreth dy orësh.

Protestuesit, të udhëhequr nga figura të opozitës, kërkuan ndalimin e miratimit të projektbuxhetit, duke argumentuar se ai nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe situatës ekonomike aktuale në vend.

Një ndër kërkesat kryesore të tyre ishte vendosja e një minimumi jetik prej 200 eurosh.

Pavarësisht motit të keq, me reshje të dendura shiu, qindra qytetarë dhe simpatizantë të opozitës u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Organizatorët e protestës theksuan se miratimi i këtij buxheti do të thellonte pabarazinë ekonomike dhe do të dëmtonte shtresat më të varfra të shoqërisë.

Ata paralajmëruan se protesta të tjera do të organizohen nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria.