Tensionet në Parlament shpërthyen gjatë fjalës së deputetit Asllan Dogjani, kur Gazmend Bardhi la vendin e tij dhe iu drejtua ministrit Ogerta Manastirliu. Ai kërkoi llogari nga ajo për ngjarjen e vrasjes së 14-vjeçarit.
Në momentin kur Manastirliu po bisedonte me zv.ministren Belinda Balluku dhe ministren Mirela Kumbaro, Bardhi ka hedhur akuza të ashpra, duke i thënë: “Ju jeni vrasës”.
Reagimi i tij shkaktoi një acarim të menjëhershëm në sallë, duke çuar në përplasje verbale mes deputetëve.