Ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike kërkuan një minutë heshtje në Kuvend për të nderuar kujtimin e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar.
Kërkesa u bë nga deputeti Asllan Dogjani, por kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e refuzoi, duke shpjeguar se ky veprim do të ishte i papërshtatshëm për shkak të mungesës së deputetëve të tjerë dhe për të shmangur politizimin e ngjarjes tragjike.
Ajo sugjeroi që minuta e heshtjes të bëhej në një kohë kur të ishin të pranishëm të gjithë deputetët. Megjithatë, deputetët e PD-së e mbajtën minutën e heshtjes duke u ngritur në këmbë, pavarësisht refuzimit.