Një ditë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, shokët e Martinit, i cili humbi jetën, si dhe prindërit e tij janë ende të tronditur.
Gjyshja e njërit prej shokëve të Martinit, shprehet se nipi i saj është i tronditur nga ngjarja.
“Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di..nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot… E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë.
Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë më të madhin, jo kështu. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet”-tregoi ajo e tronditur.