Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një automjet i drejtuar përplasi një këmbësor, i cili ndërroi jetë nga plagët e rënda.
Mesohet se aksidenti ndodhi rreth orës 17:45, kur shtetasja J. K., 39 vjeçe, po drejtonte automjetin dhe goditi këmbësorin S. N., rreth 90 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda, nuk arriti të mbijetonte.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.