Sali Berisha shprehet se shqiptarët duhet të unifikohen për krijimin e një qeverie teknike, duke theksuar se ky është një objektiv që ata vetë mund ta realizojnë.
Ai shtoi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë amerikane në lidhje me çështjen McGonigal.
Nuk është çudi që nëse Qeveria e Biden e mori në mbrojtje Edi Ramën, duke sjellë Blinken në Tiranë, një tjetër qeveri amerikane ti thotë që ke cënuar sigurinë e vendit tim dhe vendit tënd, ndaj dhe hajde të përballesh me ligjin, tha Berisha.
Në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese më 19 nëntor, ku do të shqyrtohen masat e para të marra nga SPAK kundër ish-Kryeministrit pa miratimin e Kuvendit, Berisha theksoi se mbrojti parimet bazë të Kushtetutës dhe ndarjes së pushteteve.
Ai argumentoi se refuzoi zbatimin e masave të sigurisë pasi ato synonin ti merrnin pushtetin Parlamentit.
Edi Rama dhe vetë skapistët në çdo proces ushtrojnë presionin më të madh ndaj atyre që shqyrtojnë dosjet. Nuk e di se çfarë do të vendosë Kushtetuesja, por di që Altin Dumani, Edi Rama, Arben Kraja, ushtrojnë presione sa herë që del dosja ime për gjykim”, tha Berisha.