Gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, një efektiv i Policisë së Shtetit ka humbur ndjenjat, duke shkaktuar momente paniku dhe kaosi.
Incidenti ndodhi gjatë fjalës së drejtuesit politik të Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi.
Polici është ndihmuar fillimisht nga kolegët dhe qytetarët e pranishëm dhe më pas është transportuar me makinë policie në spital.
Fatmirësisht, gjendja e tij aktualisht raportohet të jetë e mirë. Kjo ishte protesta e 35-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës.