Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër, ku 15-vjeçarja është gjetur e vetëvarur në lagjen Skenderbeg.
Familjarët kanë gjetur të miturën pa shenja jete, dhe ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë të kryejë këtë akt të rëndë.
Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes dhe shkaqeve që mund të kenë ndikuar në vendimin e tij të fundit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.