Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës, Kosovë, ku dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. Sipas njoftimit të zëdhënësit të policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë më vonë në spital.
Policia ka arrestuar një person në lidhje me këtë incident dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dy viktimat, sipas informacionit të parë, janë qëlluar brenda në lokal, ku njëri nga ata ka vdekur në karrige, ndërsa i dyti ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital, për shkak të plagëve të marra.
Ende nuk janë publikuar arsyet e krimit, dhe hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar më shumë detaje.