Prokuroria e Tiranës ka paraqitur kërkesën për dënim lidhur me përplasjen mes Princit Leka II, Gjergj Zaharisë dhe Elia Zaharisë, të cilët akuzohen për “dhunë në familje.”
Për Princ Lekën është kërkuar një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, me propozimin që të konvertohet në shërbim prove.
Gjergj Zaharinë, prokurori Dritan Nushi ka kërkuar 1 vit burg, ndërsa për Elia Zaharinë 6 muaj burg, gjithashtu të konvertuar në shërbim prove.
Çështja është trajtuar nëpërmjet gjykimit të shkurtuar, i cili parashikon ulje të dënimit maksimal, dhe vendimi përfundimtar pritet të shpallet nga gjyqtarja Migena Laska më 13 dhjetor.
Sipas akuzës, konflikti mes të akuzuarve ndodhi gjatë periudhës së divorcit të ish-çiftit.