Bota ka probleme nga më të ndryshmet dhe ne njihemi me to vetëm nëpërmjet mediave, duke qenë se jemi shumë larg në hapësirë nga shumë shtete e qytete të botës.
Një gazetar palestinez është bërë “hit” në internet për guximin e tij në raportimin “live”.
Gazetari Azadar Hussain po raportonte për përmbytjet masive që kishin ndodhur në vendin e tij, e ndërsa vetëm koka i ka ngelur jashtë ujit.
Ai ka rrezikuar jetën e tij për të raportuar “live” e për të paraqitur situatën e vërtetë katastrofike pas shumë shirave e përmbytjeve masive.
Këto përmbytje kishin shkaktuar dëme të pallogaritshme për tokat bujqësore dhe dikush duhet të tregonte se çfarë po ndodhte në të vërtetë në vendin e tij.
Kjo video e publikuar në rrjet dhe e shpërndarë masivisht nga shumë persona, ka bërë që gazetari të njihet dhe të marrë më shumë famë për punën e tij të palodhur.