SPAK ka paraqitur këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste të veçanta.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për Dakon. Megjithatë, për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, nëse ai shpallet fajtor, dënimi do të ulet me një të tretën, duke zbritur në 2.8 vite burg.
Akuzat ndaj Dakos lidhen me dy çështje të veçanta: e para, për dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014, dhe e dyta, për shpërdorim detyre në një tender për supervizimin e projektit të promenadës përgjatë vijës bregdetare, me një vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u arrestua fillimisht në qershor 2023, por pas tetë muajsh qëndrimi në paraburgim, në shkurt 2024 u lirua në arrest shtëpie për shkak të tejkalimit të afateve të caktimit të masës.