Një 14-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht nga policia pas dyshimeve se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar gjatë një konflikti në ambientet e shkollës “Kolë Jakova”.
Ngjarja ndodhi të hënën, më 11 nëntor, kur dy nxënësit u përfshinë në një përleshje, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur nga një mjet prerës.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën vëzhgim mjekësor.
Materialet për këtë incident janë referuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.