Merrnin makina luksoze me qira në vendet e BE dhe i shisnin në Shqipëri, arrestohen dy shtetas të huaj

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana ka finalizuar operacionin e koduar “Prodhimi i fundit”.

Policia bën me dije se dy shtetas të huaj, një kongolez dhe një afgan merrnin makina me qira në vende e Bashkimit Europian dhe i shisnin në Shqipëri.

Dy personat e arrestuar janë M. A., 25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli. E ndërsa personi i dytë i arrestuar është L. M., 28 vjeç lindur në Kongo dhe po ashtu banues në Angli.

Njoftimi i Policisë:

“Në zbatim të Planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorrike, të vjedhura në vende të BE-së, me tendencë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri, si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M.Shkodër, dhe Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prodhimi i fudit ”.

Si rezultat i operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasëve: M. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli dhe L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli.
Keta shtetas me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .

Si rezultat i puës së bërë u dokumentuan me prova ligjore dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin e ka shitur në Shqipëri.
Po më datë 24.07.2019, janë paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentoimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shtetas”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”

Të lidhura