Sot është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare të ardhshme.
Fokus i veçantë i’u kushtua diskutimit për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2025.
Ky projektbuxhet pritet të diskutohet në Kuvend ditën e Hënë dhe të Martën e javës së ardhshme, duke u cilësuar si një nga pikat kryesore të axhendës legjislative për këtë periudhë.