Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist me Granadën, duke shënuar përsëri në La Liga 2.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e tij të shtatë në 12 ndeshje, këtë herë përmes një penalltie të ekzekutuar saktë në ndeshjen kundër Eldense.
Uzuni vazhdon në formën e tij me të mirë, ndërkohë që ai do të jetë gjithashtu edhe pjesë e kombëtares shqiptare për ndeshjet e ardhshme të Nations League kundër Çekisë dhe Ukrainës.