Arrestohet nga Policia e Shkodrës një prej personave të përfshirë në një konflikt me armë në Postribë, ku një 43-vjeçar mbeti i plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 gusht 2024, në fshatin Postribë, gjatë një përleshjeje mes disa shtetasve, për motive të dobëta, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.
Shtetasi F.L 25 vjeç, banues në Pult, u kap në fshatin Grud e Re, pas një pune intensive nga shërbimet e Komisariatit të Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia ka bërë të ditur se, pas arrestimit të F.L hetimet do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe për kapjen e dy shtetasve të tjerë.