Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot-Rrëshen ne rrugen e Kombit, ku dy mjete, nje fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur me njera-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë 6 persona.
Katër prej tyre janë gra që udhëtonin me autoveturë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.