U ekstradua nga Spanja, Leonard Luzi i njohur si Leonard Sejno, pasi ishte akuzuar për organizimin dhe porositjen e vrasjes së shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.
Ngjarja tragjike nuk u realizua, pasi ekzekutori, Amarildo Nikolli, u arrestua në momentin kur po përgatitej të kryente krimin.
Ekstradimi i 47-vjeçarit, i lindur në Vlorë, u realizua pas një bashkëpunimi të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle, në kuadër të marrëveshjes për ekstradimin e të akuzuarve.
Luzi akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Leonard Luzin.