Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ka arrestuar shtetasin A.M., i cili akuzohet për “Mashtrim” dhe “Përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore”.
Sipas hetimeve të kryera, 48-vjeçari, banues në Tiranë, ka abuzuar me autoritetin e një funksioni të falsifikuar. Ai ka vizituar zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Berat, duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe ka premtuar zgjidhjen e ceshtjeve kundrejt parave.
Pasi ka rezultuar se A.M. ka precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtat vepra, ai u arrestua në flagrancë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”. Hetimet për këtë rast vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së detajeve të tjera të mundshme.