Donald Trump dhe Kamala Harris një ditë para zgjedhjeve, e cila do të vendoset vetëm në një pjesë të vogël të shteteve.
Harris dhe Trump po i afrohen çastit të të vërtetës.
Në 5 nëntor shumica e amerikanëve do t’i drejtohen kutive të votimit dhe do të kuptohet se kush do të jetë presidenti i ri amerikan.
Nëse Harris fiton, ajo bëhet e para grua në pozitën më të lartë shtetërore në SHBA.
Në të kundërt, nëse rezultati shkon në favor të Trump, ai do të kthehet në presidentin e parë të zgjedhur nën akuzë penale dhe në proces gjyqësor, si edhe do të vendosë një primat si një president fitues i zgjedhjeve, humbës i tyre dhe më pas fitues sërish.
Në një tubim në East Lansing, Michigan, Harris foli me disa nga arabo-amerikanët e shtetit dhe adresoi shqetësimet për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.
“Si presidente, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha ajo.
Ndërsa Trump, përshkroi një administratë të mandatit të dytë Trump:
“Ne jemi në prag të katër viteve më të mëdha në historinë amerikane. Do të jetë paksa e keqe ndonjëherë, dhe ndoshta në fillim në veçanti.” Trump nuk elaboroi se çfarë do të ishte “e keqe”.