Në atentatin e shkodrës kundrejt Hamza Lici Arlind Bushati, janë vrarë edhe Flutura Basha. Motra e saj ka rrëfyer bisedën e saj të fundit me njerëzit e pafajshme.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, ajo ka rrëfyer bisedën e fundit me të.
“E kishim për kafe të shtunën. I thashë jam të shtunën dhe të dielën pushim, po vij me ty atje te toka. Nuk arritëm të shkonim. Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, tregoi ajo.
Ajo rrëfen mes lotësh, se motra e saj ishte në vend të gabuar dhe se mbesa e saj do të dërgojë lule nga Belgjika për funeral.
Ndër të tjera ajo ka thënë: Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat.
Pastaj se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis.
Flutura la pas dy vajza dhe një djalë.
Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Ndërsa Flutura kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e këndshme me mua.
Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në linjë ajrore nuk janë si një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë.
Në momentin e atentatit, Flutura basha po udhëtonte me motor bashkë me familjen e saj Bashkim Basha, i cili është ende në intubim në spital.
Atentati para zgjedhjeve: Guxon t’i sakrifikojë Rama votat e kriminelëve?