Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Adelaide të Australisë. Një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, pasi ajo e kishte kaluar mbrëmjen me shokët e shoqet e saj në një festë.
Petrit Lekaj, 49 vjeç akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, Sabrina Lekaj 20 vjeçe. Ajo ishte studente në universitetin e Australisë Jugore, ku mësohet se ishte një studente me rezultate të larta.
Më herët vajza u kishte shprehur shqetësimet miqve të saj se i ati do të nevrikosej shumë me të.
E reja u vra me thikë në makinën e saj, nga duart e të atit. Por para se të vdiste, ajo i kishte dërguar një mesazh një prej mikeshave të saj, ku i shkruante se e donte shumë dhe se kur të mbërrinte në shtëpi do i dërgonte sërish mesazh.
Në mesazhin e dërguar shoqes së saj të ngushtë Kat Valstar thuhej: “Të dua, do të dërgoj mesazh sapo të arrij në shtëpi”.
20-vjeçarja u ther më thikë në makinë nga i ati, pas një konflikti mes tyre. Trupi i saj u gjetpranë të atit të saj,, Petrit Lekaj. 49-vjeçari ka tentuar edhe të vrasë veten pas ngjarjes ku u dërgua në spital me plagë të rënda në bark.
Ai është ende nën kujdesin e mjekëve, por mendohet se tashmë ka kaluar rrezikun për jetën.
Por, sipas disa mesazheve të publikuara nga “Daily Mail”, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.
Vajza u kishte treguar miqve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre.