Skip to content
Kryesore

Po i vendoste eksploziv një mjeti por i shpërthen para kohe, ndërron jetë 24-vjeçari

· 1 min lexim

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Ku humbi jetën një 24-vjeçar teksa po montonte bombën në makinë, lënda eksplozive ka shpërthyer dhe i riu është dëmtuar dhe transportuar menjëherë në spital.

I riu, i cili është ende i paidentifikuar nga policia, dyshohet se mund të jetë pjesë e një grupi kriminal.

Makina ndaj të cilit ishte vendosur eksplozivi mësohet se i përkiste shtetasit Renato Çepa.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24-vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.