Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar pas një bashkëpunimi të Interpol Tirana, për vepra të ndryshme penale.
Një shtetas italian është dënuar me 6 vjet burg, për shtrëngim për dhënie pasurie.
Gjithashtu një shtetas shqiptar nga Vjena në Tiranë pasi ishte i dënuar me 3 vjet burg për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Njoftimi:
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.
Si dhe ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.