Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje.
Sipas policisë, dyshohet se ai ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ajo ka deklaruar në polici se bashkëshorti i saj e ka thyer këtë urdhër pasi ai është afruar në banesën e saj.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.