Skip to content
Kryesore

Përndoqi ish-bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje.

Sipas policisë, dyshohet se ai ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ajo ka deklaruar në polici se bashkëshorti i saj e ka thyer këtë urdhër pasi ai është afruar në banesën e saj.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.