Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vota e emigrantëve, Celibashi letër partive politike

14:43 18/10/2024
Reading Time: 2 min lexim
Celibashi shpërndan mandatet për deputetët e zgjedhur në Tiranë

Ilirjan Celibashi ka njoftuar përmes një shkrese partitë politike lidhur me votimin nga jashtë, se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën e votimit tek votuesi dhe për të pritur votën.

Celibashi informon palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës, ndërkohë që afatet që KQZ ka në dorë janë 10-12 ditë.

Njoftimi i KQZ

Në vijim të punës përgatitore që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën në kuadër të mundësimit të Votimit nga Jashtë Vendit (VJV), në datën 24 Shtator 2024 zhvilloi një takim konsultues në nivel teknik me operatorët e shërbimit postar ndërkufitar. Nga përmbajtja e këtij takimi me qëllim realizimin e procesit të VJV vlerësoj se duhet të konsiderohet sa vijon:

1. Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që ju duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, në adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit është 45 ditë. Koha më e shkurtër, por që do ta vinte gjithsesi në vështirësi/pasiguri procesin është 30 ditë. Sikurse ju e dini afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit datojnë rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara. Të gjithë operatorët përfshi edhe atë publik vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30 – 45 ditë. Praktikat e vendeve të tjera ku disa prej këtyre operatorëve janë angazhuar në votimin nga jashtë konfirmojnë afatin e dërgimit dhe të kthimit të fletëve të votimit nga jashtë, në një periudhë kohore jo më të pakët se 45 ditë.

2. Duhet përjashtuar kategorikisht alternativa e dërgimit të fletës nga votuesi drejt KQZ me postë të thjeshtë pasi kjo e fundit nuk ka gjurmim të asnjë lloji. Dërgesa rekomande disponon një barcode (standardi ndërkombëtar i stampimit elektronik të adresës dhe barcode unik identifikues të dërgesës) me anë të të cilit mund të gjurmohet përgjatë rrugëtimit. Edhe dërgesa ‘rekomande pavarësisht se lejon gjurmim, nuk ka prioritet si dërgesë. Kjo në kuptim të afateve. Me prioritet konsiderohen vetëm dërgesat me poste expres.

3. Nëse lihet në diskrecionin e zgjedhësit për të zgjedhur postën e kthimit, duhet përjashtuar opsioni i postës së thjeshtë, pasi nuk mund të gjurmohen dërgesat dhe ka shumë vonesa. Do të ishte me interes, për të maksimizuar pjesëmarrjen dhe kthimin e fletëve të votimit, që sikurse dërgimi, po ashtu edhe kthimi të bëhej i qendërzuar me të njëjtën kompani të shërbimit postar nga ana e KQZ.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Celibashivota e emigranteve

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Von der Leyen nesër në Tiranë, arsyeja

Von der Leyen vjen në Tiranë, arsyeja

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English