Skip to content
Politikë

Kaos dhe dhunë në Kuvend, PS pritet të kërkojë përjashtim e 3 deputetëve të PD

· 1 min lexim

PS pritet të depozitojë në Kuvend kërkesën për marrjen e masave për përjashtim të 3 deputetëve të PD, të cilët bllokuan punimet e parlamentit të enjten.

Burime bëjnë me dije se në shkresën qe ende nuk është hartuar drejtuar sekretariatit të etikës pritet të kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Petrit Doda.

Në seancën plenare të një dite më parë, Hoti u akuzua nga socialistët se derdhi benzinë në sallën e Kuvendit.