Skip to content
Kronikë

Durrës/ Makina përplas 2 të mitur me monopatinë, dërgohen në spital

· 1 min lexim

Një automjet ka përplasur 2 të mitur me monopatinë, këtë mbrëmje në lagjen numër 17 në Durrës Makina e drejtuar nga një 19-vjeçar ka përplasur një monopatinë, të cilën e drejtonin dy të mitur, të cilët janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit një 19 vjeçar është shoqëruar në komisariat..

 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.

Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.