Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për 15 vjeçarin Klodian Kolbuçaj, i cili vrau me thikë mbrëmjen e 14 tetorit bashkëmoshtarin e tij Emiljano Gjoni.
Burime bëjnë me dije se Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.
Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesin më të lartë në shërbim të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.