Ka nisur në Kuvend seanca plenare e cila ishte shtyrë një javë më parë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka nisur seancën, ndërsa foltorja është bllokuar nga deputetët opozitarë .
Në seancën e sotme plenare është programuar që të zhvillohet interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj, si dhe raportimi i raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në ambientet e jashtme të Kuvendit deputetët e opozitës që janë përjashtuar po përplasen me gardistët.