Skip to content
Të Gjitha

Shembja e Teatrit Kombëtar, përlotet aktori i njohur

· 1 min lexim

Forca të shumta policia kanë rrethuar mëngjesin e sotëm Teatrin Kombëtar. Kjo ngjarje u paralajmërua që ditën e djeshme nga qytetarët protestues që kanë dalë kundër vendimit për prishjen e tij.

Njoftimi u bë në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar. Në fillim kanë shkuar forca të policisë private e më pas kanë ardhur efektivët e Policisë së Shtetit.

Dyshohet se sot do të nisë edhe shembja e godinës dhe se do të largohen edhe materialet të cilat ndodhen brenda Teatrit Komëtar.

E ndërkohë në një video të publikuar nga gazetarja e “News 24”, shihet aktori Neritan Liçaj i përlotur.

Policia gjithashtu ka larguar me forcë disa prej artistëve që protestonin aty, por edhe qytetarë dhe mes tyre ka pasur përplasje.

Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur të sheshi i Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar prishjen e tij. Qytetarëve u janë bashkuar edhe studentë e pedagogë.