Skip to content
Të Gjitha

Hajdutët e shkathët vjedhin “Range Roverin” dhe kasafortën tek Gjiri i Lalëzit

· 1 min lexim

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit. Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar.

Në afërsi të marketit, dyshohet se të njëjtët persona kanë vjedhur edhe një mjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55- vjeçari. Ai e kishte parkuar makinën e tij aty, duke mos menduar se dikush do e vidhte.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.