Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë. Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën. Automjeti rezulton i marrë me qera dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një çift shqiptarësh, të cilët janë shoqëruar menjëherë në Komisariat. Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë. Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim. Automjeti është fuoristradë “Wolsvagen”, ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. Lënda eksplozive mendohet të jetë tritol. Shqiptari është 39 vjeç dhe kishte dalë nga burgu në vitin 2016.
“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec
Maria Poradeci, vajza e poetit të njohur shqiptar Lasgush Poradeci, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj institucioneve të drejtësisë,...