Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat. Një autobot me naftë është pëplasur me një mjet bujqësor, i tipit zetor, ndërsa nga përplasja u përfshinë edhe mjete të tjera. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashtëbardhë, ndërkohë që policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i autobotit ka mbetur i bllokuar brenda në mjet. Për të ndihmuar forcat e policisë dhe zjarrfikëses për të nxjerrë shoferin e autobotit, në ndihmë kanë shkuar edhe disa banorë të zonës. Sa i takon aksidentit, të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Dyshohet se...