Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kanë inauguruar zyrtarisht xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Të dy liderët, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Linda Rama dhe Emine Erdogan kanë prerë shirtin në shenjë simbolike të inaugurimit të këtij objekti. Xhamia e Namazgjasë u inaugurua ditën e sotme, teksa kreu i shtetit turk erdhi në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Me hapjen e saj xhamia e Namazgjasë është objekti më i madh i këtij lloji në rajonin e Ballkanit, duke zënë një hapësirë prej 10 mijë metrash katrorë.