Përgjatë konferencës së Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Turqisë Erdogan, u lajmërua se Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë dronë kamikazë.
E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë, një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme.
Presidenti turk Erdogan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO,
Diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë zhvillime edhe përsa i përket fushës së arsimit dhe sektorit të turizmit.
Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë I vyer.
Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak.
Nga Tirana, presidenti turk Erdogan tha se synohet që vëllimi tregtar mes dy vendeve të rritet në 2 mld dollarë. Po ashtu, Erdogan premtoi mbështetje për Forcat e Armatosura, si trajnime, por edhe pajisje ushtarake.
“Ju përshëndes në emër të kombit tim. I nderuar që jam në vendim mik dhe vëllazëror Shqipërinë, në rastin e takimit tonë. Vitin e kaluar festuam 100 vjet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miq me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, shtrihen përtej një shekulli. I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do rrisin mirëqenien e popujve, vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 mld dollarë në fazën e parë. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë. Do vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e mjekësisë. Ne do të ofrojmë mbështetjen për të përmirësuar nevojat e FA, për partnerin tonë strategjik dhe aleatin tonë të NATO-s në fushën e trajnimeve ushtarake dhe pajisjeve ushtarake”, tha Erdogan