Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet drejtoresha e “IdentiTek”

14:10 09/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Loina Prifti është shkarkuar nga detyra e saj si drejtoresha e “IdentiTek”, kompania shtetërore e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, vetëm një vit e gjysmë pasi mori këtë pozicion. Ajo u shkarkua nga detyra e saj me urdhër të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pasi pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek”. Sipas të dhënave janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.

“Lapsi.al” shkruan se “super drejtoresha”, madje i kishte dhënë vetes një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj. Bashkë me të janë pushuar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me menaxhimin e kompanisë shtetërore.

Loina Prifti, punonte më parë në Gjermani, ku sipas ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuci, punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Prifti u emërua më pas në krye të kompanisë në heshtje, ku nuk pati asnjë ceremoni prezantimi për të. Pak pasi ajo mori detyrën pushoi nga puna shumë profesionistë që kishin punuar aty prej 15 vitesh. Sipas “Lapsi.al”, ish-drejtoresha lejonte edhe hyrjen e personave të paautorizuar në institucion, gjë që është e ndaluar rreptësisht në rregulloren e kompanisë, duke kryer kështu shkelje të ligjit.

Personat që ajo punësoi, pas pushimit nga puna të punëtorëve të mëparshëm ishin nëpërmjet njohjeve të saj, kryesisht me klane të ndryshme në Durrës, nga vinte edhe vetë Prifti. Madje drejtoresha në krye të IT është bashkëshortja e kushëririt të parë të Loina Priftit. Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore është gjithashtu një lidhje e afërt e saj. Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në “IdentiTek” një kushëri të parë. Në pozicionet kyçe të kompanisë janë emër në krye persona që kanë lidhje familjare me Priftin.Gjithashtu, në tendera të ndryshëm është denoncuar shpesh se Loina Prifti, i ka caktuar vetes një rrogë prej 15 mijë euro në muaj, përveç kësaj një nga tenderat që ngre më shumë dyshime është ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.

Pritet që raporti përfundimtar i auditimit të Ministrisë së Brendshme të zbardhë abuzime të tjera që ka kryer Loina Prifti dhe vartësist e saj në kompaninë “IdentiTek”. Ndërsa nga raporti pritet të zbulohet nëse janë cënuar të dhënat sensitive biometrike që ruan kompania. Po ashtu, disa muaj më parë ndodhi edhe skandali i ndërhyrjes në të dhënat e sistemit TIMS, një ngjarje kjo që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Ende nuk është bërë me dije nëse ka nisur një hetim nga institucionet e drejtësisë për këtë hetim, ose nëse do të mbyllet vetëm me shkarkimin e saj.

Burimi: Lapsi.al

Etiketa: hetimkompania “IdentiTek”Loina Priftipage mujore 15 mije euroProkuroria e Tiranes

Të lidhura

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin
Aktualitet

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV se një kompani ndërtimi në...

21:36 26/06/2025
Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite
Kryesore

Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë të re rekord me klubin saudit Al Nassr, duke u bërë sportisti më i...

21:07 26/06/2025
Para
Ekzaminimi zbardh dëmtime të përhershme për Klea Prengën nga dhuna e motrave Berisha

Ekzaminimi zbardh dëmtime të përhershme për Klea Prengën nga dhuna e motrave Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

21:36 26/06/2025
Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

21:07 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

18:58 26/06/2025
Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

18:42 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.