Një 37-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e ditës së djeshme në ambientet e QSUT. Raportohet se gruaja ka qenë filimisht në maternitetin Mbretëresha Geraldinë për të lindur, ku fatkeqësisht ajo ka humbur foshnjën e saj ditën e shtunë. Pas humbjes së foshnjës, 37-vjeçarja B. Deliu ka pasur komplikacione të rënda, duke bërë që të transferohet drejt QSUT.
Këtu ajo nuk ka mundur t’u bëjë ballë komplikacioneve dhe për pasojë ka humbur jetën. Lidhur me ngjarjen policia ka marrë në pyetje familjarët e 37 vjeçares, të cilët nuk kanë shfaqur pretendime ndaj mjekëve dhe kanë deklaruar se ka qenë një fatkeqësi.