Bashkia e Vlorës dhe Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve po auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për përmbytjet dramatike që dëmtuan pronën publike e private. Burimet thanë se objekt i auditit janë tenderat dhe kontratat me privatët për disa investime që janë bërë kohet e fundit në qytet, si në rrugë ashtu dhe në rrjetin e kanalizimeve.
Një grup auditi i KLSH prej dy ditësh ka zbarkuar në Bashkinë e Vlorës dhe në Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Burimet thanë se audituesit po kontrollojnë dokumentet e tenderëve dhe kontratat me privatët për disa investime që janë bërë kohët e fundit në qytet. Ndërsa Prokuroria e Vlorës ende nuk e ka nisur hetim për përgjegjësit e përmbytjes edhe pse PD-ja depozitoi kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe banorët denoncuan publikisht bllokimin e kanalit të ujërave të larta.
Katër ditë pas përmbytjeve, në pjesën më të madhe të qytetit është rikthyer normaliteti por lagjet më të goditura si “Rilindja” apo rruga “Rruga Albano e Romina” janë të pushuara nga balta. Po kështu dhe fushat e sportit në Lungomare.
Përmbytjes së 4 tetorit nuk i shpëtoi as lagjja historike e Vlorës, ku siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, rruga në pak minuta u shndërrua në lumë, duke marrë përpara karrige e tavolina.