Teksa opozita protestonte në akset kryesore përreth qendrës së kryeqytetit, një qytetare që ishte nisur drejt maternitetit ka lindur në makinë. Mësohet se qytetarja, pasi ka lindur foshnjën e saj brenda makinës, më pas është transportuar drejt një prej materniteteve të Tiranës, ku edhe ka marrë trajtimin e nevojshëm. Si nëna ashtu edhe foshnja, e seksit femër, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Opozita protestoi për tre orë me radhë këtë të hënë në Tiranë, duke zhvilluar një marshim që përfshiu disa ndalesa në institucione si Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.