Një grup protestuesish që udhëhiqen nga grupi i deputetëve i janë drejtuar segmentit rrugor në drejtim të godinës së Partisë Socialiste, e cila ndodhet pranë sheshit Skënderbej, dhe pas godinës së Bankës së Shqipërisë. Përgjatë rrugëtimit, protesuesit kanë hedhur molotov në drejtim të një kazani mbeturinash, ndërsa deputetët kanë kërkuar nga grupi i të rinjve që hedhin molotov apo flakadanë që të mos dëmtojnë makinat e qytetarëve.
Gjithashtu protestuesit kanë hedhur benzinë te stacioni i autobusit të Unazës dhe i kanë vënë flakën vendqëndrimit. Si pasojë, kanë marrë flakë stolat e stacionit të autobusit.