Protesta e opozitës do të nisë në orën 18:00, ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Pas godinës së Ministrisë së Brendshme është instaluar një nga automjetet e blinduara që zakonisht përdoret për hedhjen e ujit me presion në rast të akteve të dhunës nga protestuesit. Dhe gjithashtu efektivë të rendit po pozicionohen sipas një plani masash të paracaktuar. Po kështu, një tjetër objekt që do të merret në mbrojtje është Bashkia e Tiranës. Gjithashtu kjo e fundit, krahas disa barrierave metalike që vendosen sa herë protestohet, do të jetë në vëmendjen e efektivëve të Policisë së Shtetit, ashtu si edhe të tjera institucione dhe godina qeveritare të cilat janë të rrethuar me efektivë policie.
Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”
Pas 23 ditësh grevë urie në qendër të Athinës, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur të ndalë protestën e tij pasi...