Reshjet e dendura të shiut dhe era e fuqishme kanë dominuar motin gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Moti i keq ka shkaktuar pasoja të shumta, nga vërshimet në rrugë deri tek vështirësia e mjeteve për të lëvizur.
Siç shikohet edhe në foto, një pemë është rrëzuar në kryeqytet nga era e fuqishme, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pema është rrëzuar në zonën e ish-Bllokut. Nga rrëzimi i pemës është dëmtuar një automjet, që ka qenë duke lëvizur në ato momente.