Reshjet e dendura të shiut të nisura pas mesditës së sotme kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga “Hasan Kushta” rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali”janë përmbytur nga ujërat e shumtë, ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve. Reshjet po bien me intensitet të lartë, ndaj dhe prurjet e ujit janë të shumta. Rruga lidhwse e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji. Kështu edhe automjetet dhe këmbësorët kanë hasur vështirësi në lëvizje për shkak të prezencës së madhe ujit në rrugë e trotuare. Për të normalizuar situatën është ndërhyrë nga punonjës të shërbimeve të bashkisë Vlorë në hapjen e pusetave dhe kanalizimeve.Por situata vijon të jetë e rënduar. Më herët bashkia e Vlorës me një njoftim paralajmëroi qytetarët që të mos parkonin mjetet në segmentet problematike të qytetit,referuar përmbytjeve
Mbyllen hetimet për dosjen ‘SASPAC’, SPAK çon për gjykim 11 persona
SPAK përfundon hetimet dhe kërkon gjykimin e 11 të pandehurve për fondet e SASPAC Ndër personat që do të përballen...