Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por ende nuk dihet se cila është arsyeja se përse është thirrur edhe pse sipas burimeve të deri tanishme mendohet se mund të jetë thirrur për çështjen e 21 Janarit. Kjo pasi Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.
Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste. Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin.Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.