26-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën sot në spital, për shkak të shpërthimit me tritol në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Në datën 14 Korrik ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte. Sipas policisë dyshohet se objekt i atentatit ishin dy motra që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari.
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.